Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Koncert në Kishën e shqiptarëve në Romë, të diel, 26. 11. ora 17.00

Në kishën e shqiptarëve, në Romë

22/11/2017 13:51

Festa kombëtare, që kremtohet çdo vit kudo jetojnë e punojnë shqiptarët, dmth në të katër anët e botës, edhe sivjet pritet me emocione të veçanta, duke i nxitur të gjithë të reflektojnë për lidhjen e tyre të pandashme me fatet e Atdheut. Në këtë simfoni kulturore dhe fetare radhitet edhe një veprimtari e re:  një grup artistësh shqiptarë, i organizuar në bashkëpunim me shoqatën Besa, do të japë një Koncert festiv me këngë tradicionale. Do të mund të ndiqet në Kishën “San Giovanni della Malva”(Piazza San Giovanni della Malva, Trastevere, Roma), që tashmë njihet si Kisha e Shqiptarëve, ditën e  diel, më 26 nëntor - ora 17.00. Marrin pjesë Ana Lushi (Soprano) Hersi Matmuja (Soprano) Irida Dragoti (Mezzosprano) Oliver Gruda (Pianoforte)

Më poshtë, disa nga këngët tradicionale, në program:

 Kenke nur i bukurisë

 Për mue paska kenun kismet

 Mbeta gjith’ diten hijeve

 Turtulleshë

 Kroi fshatit tonë

 Po ti ç’a i ke thanë dikujt

 Kur më vjen burri nga stani

 Margjelo

 Moj e bukura More

 Pranvera filloi me ardhë

 Kaçurelat

 Si dukati vogël je

 Bishtalecat palë e palë

 Kur më del në derë

 Kur më rrin karshi karshi

 Lule bore etj

Mesha në gjuhën shqipe

Para koncertit, do të kremtohet Mesha në gjuhën shqipe, kushtuar dëshirave e ëndrrave të të gjithë shqiptarëve për të  ardhmen, pa e harruar edhe të kaluarën. Urojmë që kjo nismë të vijojë edhe në vitet e ardhshme e të shprehë, përmes kremtimit të Meshës dhe artit, dëshirën për paqe e harmoni ndërmjet popujve.

Dy fjalë për Kishën e Shën Gjonit të Malvës

E  ndërtuar në sheshin me të njëjtin emër, kisha e Shën Gjonit të Malvës në Trastevere, është një thesar i vogël arti në qendrën më të lashtë të Romës. Ati i Shenjtë Gjon Pali II ia besoi, që nga 1 gushti 2004, bashkësisë së shqiptarëve katolikë në Itali, që ta përdorin si qendrën e tyre të lutjes. Nisi kështu, të përfaqësojë bashkimin shpirtëror ndërmjet Kishës italiane e asaj shqiptare.

22/11/2017 13:51