Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Papa Françesku: diakonati realizohet kryesisht në shërbimin ndaj të varfërve

Jubileu i Diakonëve - OSS_ROM

22/11/2017 11:41

Diakonët, “pionierë të qytetërimit të rinj të dashurisë, siç i pëlqente të thoshte Gjon Palit II”: ky është urimi i Atit të Shenjtë në parathënien e librit “Diakonati në mendimin e Papës Françesku”. Vëllimi, i publikuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit LEV, përmbledh gjithçka ka thënë vetë Papa mbi diakonatin, që nga koha kur ishte ipeshkëv në Buenos Aires. Libri u përgatit nga kryetari i Bashkësisë së Diakonatit në Itali, Enzo Petrolino, ai vetë diakon.

“Në diakonatin e përhershëm, Kisha gjen shprehjen dhe njëkohësisht, edhe impulsin e saj jetësor, për t’u bërë shenjë e dukshme e diakonisë së Krishtit Shërbëtor në historinë e njerëzimit”, shkruan Papa. E pikërisht Shën Françesku, që sipas traditës, ka qenë diakon, “është njeriu, nga i cili duhet të frymëzohen diakonët”, nënvizon Ati i Shenjtë, duke i këshilluar ta bazojnë jetën mbi dy aspekte themelore: ungjillëzimin dhe lutjen për thirrjet meshtarake e rregulltare.

Diakonia, vijon më tej Papa, e ka qendrën në Misterin Eukaristik dhe realizohet në shërbimin për të varfërit, të cilët janë fytyra e Krishtit të vuajtur. Ati i Shenjtë përmend, së fundi, shembullin e Shën Lorencit, diakon, i cili, kur perandori i kërkoi t’i dorëzonte thesarin e dioqezës për të shpëtuar vetveten, u kthye tek të varfërit e qytetit, duke preferuar martirizimin.

22/11/2017 11:41