2017-11-21 16:25:00

Don Anton Uka: “Dëgjimi i Fjalës së Zotit si metodë”


“Dëgjimi i Fjalës së Zotit si metodë”: ky është titulli i tezës së doktoraturës së meshtarit kosovar don Anton Uka, i cili e mbrojti dje, në Universitetin Papnor Gregorian të Romës. Në të ai analizon, nga këndvështrimi teologjiko-shpirtëror, letrat baritore të kardinalit të ndjerë italian, Carlo Maria Martini, i cili i pati propozuar Kishës në Milano një udhë, që niste me dëgjimin e Fjalës së Zotit, për të vijuar me edukimin e njeriut sipas Fjalës së Zotit, me synimin për të komunikuar me të e për të vigjëluar mbi të, duke besuar në premtimet e Fjalës së Zotit. Për këtë analizë flet në mikrofonin e don David Gjugjës, vetë autori i tezës së doktoraturës, don Anton Uka…...








All the contents on this site are copyrighted ©.