2017-11-19 17:32:00

Sinodi 3-28 tetor 2018: emërohen Referuesi i Përgjithshëm dhe Sekretarët e Posaçëm


Sekretaria e Përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve, në përfundim të punimeve të Këshillit të saj, komunikoi emërimet e Papës në lidhje me Asamblenë e ardhshme të përgjithshme të Zakonshme, që do të mbahet në Vatikan, nga 3 deri më 28 tetorin e vitit 2018, me temë: “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes”.

Kardinali Sérgio Rocha, kryeipeshkëv i Brasilies dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Brazilit (CNBB) u emërua nga Papa Françesku, Referues i Përgjithshëm. Atë Giacomo Costa, jezuit e don Rossano Sala, salezian, u emëruan Sekretarë të Posaçëm. Emërimi i dy Sekretarëve të Posaçëm përkon me nenin 14 §3 të Ordo Synodi Episcoporum (krh neni 348 §2 i CIC) Ky funksion, saktëson Sekretaria, mund t’u besohet klerikëve, jo ipeshkvijve, siç ka ndodhur disa herë në asambletë e ndryshme sinodale.








All the contents on this site are copyrighted ©.