2017-11-19 08:00:00

Papa Françesku me fituesit e “Çmimit Ratzinger”


Në Sallën Klementine në Vatikan, dje në mesditë, Papa Françesku priti Fondacionin “Joseph Ratzinger-Benedikti XVI”, me rastin e dhënies së “Çmimit Ratzinger”.

Siç u njoftua në konferencën e shtypit të 26 shtatorit të këtij viti, Çmimi Ratzinger 2017 iu dha teologut luteran gjerman, Theodor Dieter, i impenjuar në dialogun ekumenik; teologut e meshtarit katolik gjerman, Karl-Heinz Menke, njohës i thellë i mendimit të Joseph Ratzinger; si edhe të krishterit ortodoks, Arvo Pärt, kompozitor, kryesisht i muzikës kishtare. 








All the contents on this site are copyrighted ©.