Më 17 nëntor kalendari kishtar përkujton Shën Elizabetës e Hungarisë, rregulltare. Elizabeta qe një ndër figurat më poetike e më në shenjë të shekullit XIII, jo për salltanet e famë, por për bukurí të mbinatyrshme virtytesh e shenjtëri jete. Ishte një ndër poemat e Artistit të Madh, Zotit të Kryqëzuar. E bija e Andreut II, mbretit të Hungarisë, krejt e re u fejua për Ludovikun IV, princin e Turingjisë në Gjermani, në oborr të të cilit edhe u rrit e u edukua.
Njëzet vjeçe mbeti e vejë, shtatzënë me të tretin fëmijë. Më pas u dëbua nga oborri
i principatës. Vuajti salvime, varfëri, përbuzje, por s’i harroi kurrë të varfrit
e të sëmurët. Vdiq terciare françeskane 24 vjeç, në vitin 1231 në Marburg, ku kishte
hapur spitalin e të varfërve në emër të Shën Françeskut.
All the contents on this site are copyrighted ©. |