2017-11-14 16:37:00

Fëmijë e të rinj diabetikë, tek Papa, për audiencën e përgjithshme


Më se 800 fëmijë të prekur nga diabeti i tipit 1, vullnetarë e prindër, do të marrin pjesë në audiencën e përgjithshme të Papës. Ky takim i shumëpritur do të mbahet nesër, në Ditën botërore kushtuar diabetit, që ka si objektiv të sensibilizojë opinionin publik për parandalimin dhe mjekimin e kësaj sëmundjeje.

Papa Françesku do t’u japë bekimin të prekurve nga sëmundja dhe familjeve, që detyrohen ç të bashkëjetojnë do ditë me diabetin. Fëmijët e të rinjtë, ardhur posaçërisht nga zonat e Italisë së Jugut, do t’i shoqërojë ipeshkvi i dioqezës Locri-Gerace, imzot Francesco Oliva.








All the contents on this site are copyrighted ©.