Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Tërmeti Irak-Iran: Papa, pranë familjeve të viktimave

Tërmeti në kufirin Irak-Iran - EPA

13/11/2017 16:20

“Thellësisht i prekur”, Papa Françesku dërgoi sot një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit, që goditi mbrëmë popullsitë në kufirin ndërmjet Iranit e Irakut. Më se 300, viktimat e mijëra, të plagosurit e të mbeturit pa shtëpi.

Ati i Shenjtë, lexohet në mesazhin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, “shpreh dhimbjen e tij për të gjithë ata, të cilët vajtojnë humbjen e të dashurve” e lutet për të vdekurit. Gjithashtu, “i kërkon Zotit bekime hyjnore ngushëllimi e force” për të plagosurit e për gjithë të impenjuarit në operacionet e shpëtimit e të ndihmës.

Tërmeti prej 7,3 ballësh e me thellësi 23 kilometra, pati si epiqendër Penjwinin, në provincën irakiane të Sulaimaniyah, por pasojat më të rënda regjistrohen në Iran. Situata më e vështirë është në qytetin malor Sarpol-e Zahab, ku janë shkatërruar gjysma e ndërtesave dhe është shembur rruga e vetme, që e lidh me botën. Fatkeqësisht është shembur edhe spitali i vetëm, duke shkaktuar probleme për mjekimin e të plagosurve. Ndërkaq, arrin solidariteti i mbarë botës, duke filluar nga Bashkimi Evropian, Turqia e vendet e tjera fqinje.

13/11/2017 16:20