2017-11-13 14:49:00

Papa Françesku: për të shpëtuar ambientin duhet ndërgjegjësuar bota


Papa Françesku: për të shpëtuar ambientin duhet ndërgjegjësuar bota. “Çfarë lloj bote dëshirojmë t’u lëmë atyre, që do të vijnë pas nesh? Fëmijëve, që po rriten?” Është kjo pyetja e Papës Françesku, ndërsa në Bon vijon COP23, konferenca ndërkombëtare për klimën.

Ati i Shenjtë u takua këto ditë me krerët e Forumit të Ishujve të Paqësorit, të cilat banohen nga popullsi të interesuara drejtpërdrejt nga ndryshimet e klimës. Papa denoncoi problemin e rëndë të rritjes së nivelit të detit, si edhe prishjen e pashmangshme të barrierës koraline, të gjitha fenomene, që lidhen me shfrytëzimin e keq të pasurive natyrore nga ana e njeriut.

Në Konferencën e Bonit vihet në dukje se pas tre vite nivelesh të qëndrueshme, dioksidi i karbonit në atmosferë fillon të rritet sërish. Për këtë arsye, Papa foli për një “Tokë pa kufij”, duke kërkuar ndërgjegjësimin botëror për ambientin, bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërkombëtar, një strategji që të mos lërë askënd indiferent para shkatërrimit të natyrës, shëndetit të oqeaneve dhe shfrytëzimit të njeriut








All the contents on this site are copyrighted ©.