Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit francez Panafieu

Kardinali Panafieu

13/11/2017 15:23

Papa shpreh ngushëllimet për vdekjen e kardinalit francez Bernard Panafieu, kryeipeshkëv nderi i Marseille, që ndërroi jetë mbrëmë, në moshën 86 vjeçare. Në një mesazh, drejtuar imzot Georges Pontier, kryeipeshkëv aktual i Marseille, Françesku e quan kardinalin e ndjerë “bari i urtë, që diti t’ua  dëshmojë njerëzve, të cilët i qenë besuar, mirësinë dhe dashurinë e Zotit. Ati i Shenjtë kujton edhe kujdesin e tij për të varfërit e për gjithë besimtarët e dioqezës, pa asnjë dallim, duke sjellë, kështu, një kontribut të rëndësishëm në dialogun e kulturave dhe feve e duke favorizuar edhe bashkëjetesën paqësore ndërmjet gjithë njerëzve.

I lindur më 26 janar 1931 a Châtellerault, kryedioqezë e Poitiers,  kardinali Panafieu u shugurua meshtar në vitin  1956; më pas, në vitin 1974, u shugurua ipeshkëv titullar i Tibili e ndihmës i Annecy. Pasi kreu disa detyra shumë të rëndësishme në Kishën franceze, më 2003 Shën Gjon Pali II e krijoi kardinal me titullin e Shën Gregorio Barbarigos në Tre Fontane.  

Mesha e Dritës për kardinalin Panafieu do të kremtohet më 17 nëntor, në orën 15.00, në Katedralen e Shën Marisë së Madhe, në Marseille  

Me vdekjen e kardinalit francez, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 218 kardinaj, nga të cilët, 120 zgjedhës e 98 jo zgjedhës.

13/11/2017 15:23