Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Më 13 nëntor kalendari kujton Shën Nikollën I Papë

This sculpture ''crocifissione'' (crucifixion), by Johann Balthasar Stockamer, is exposed to the exhibition ''Leopoldo de' Medici, principe dei collezionisti'' (prince of collectors), at Pitti Palace, in Florence, 06 November 2017 - ANSA

13/11/2017 10:32

Më 13 nëntor kalendari kujton Shën Nikollën I Papë. Papa Nikolla I, që e drejtoi Kishën katolike  universale nga 24 prilli i vitit 858 deri më 13 nëntor 867, lindi në Romë në 20 vjetët e para të shekullit IX. Është e sigurt se u shugurua subdiakon nga Papa Sergji II, i cili papnoi nga viti 844 deri në vitin 847.

Ishte njeri me kulturë të gjithanshme, me personalitet të jashtëzakonshëm, me fe të gjallë. Prandaj u mirëprit si nga autoritetet shekullare, ashtu edhe nga Kisha e nga populli romak.

Gjatë papnisë së tij iu desh të ndeshej si me mbretërit, ashtu edhe me metropolitët e autoritetet politike e kishtare të Kostandinopojës për afirmimin e parisë papnore dhe për pranimin e epërsisë së Kishës në  çështjet fetare, posaçërisht në zgjedhjen e ipeshkvijve.

Papa Nikolla I, që mendonte se njerëzit e Kishës nuk duhet të merrnin pjesë në qeverisjen e punëve të kësaj bote, vdiq më 13 nëntor 867 e u varros në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, para portave të saj.

13/11/2017 10:32