Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Ipeshkvijtë e Shqipërisë përcaktojnë përparësitë baritore

Ipeshkvijtë e Shqipërisë me nuncin apostolik - RV

13/11/2017 11:20

Ipeshkvijtë e Shqipërisë përvijuan përparësitë baritore të muajve të ardhshëm, në mbledhjen e javës së kaluar. Viti jubilar i Skënderbeut, Krishtlindja, Sinodi i ipeshkvijve në Vatikan kushtuar të rinjve, ishin disa nga temat, për të cilat u fol në këtë takim, siç njofton për shtypin, zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Mark Shtjefni:

Njoftim për shtyp

Në Asamblenë e rregullt të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë (KISH), datë 8 – 9 – 10 nëntor 2017, Barinjtë e saj, të udhëhequr nga drita e Shpirtit Shenjtë, i cili shndrit mendjet në shoshitjen e asaj që nevojitet për të mirën e besimtarëve, vendosën si më poshtë:

Letra Baritore

Me rastin e festës së Krishtlindjes së këtij viti, ipeshkvijtë në Shqipëri do u drejtohen besimtarëve të tyre si dhe mbarë qytetarëve përmes një letre baritore.

Zgjedhjet e reja të KISH-it

Meqenëse për vitin 2018, në bazë të statutit të KISH-it, në muajin Maj – muaj i rregullt i Asamblesë – duhet që të bëhen zgjedhjet e reja për kryetarin, zëvendësin dhe sekretarin e përgjithshëm të KISH-it e meqë viti në vazhdim është mjaft i ngjeshur sa i përket veprimtarive të ndryshme, qofshin këto të nivelit lokal dhe kombëtar, anëtarët e pranishëm e zhvendosen (hershuan) datën e zgjedhjeve për në Asamblenë e rregullt të muajit Shkurt.

Cura pastoralis

Për të pasur një kujdes baritor më të madh dhe për t’ju qëndruar pranë besimtarëve të shumtë që ndodhen në emigrim, në vendin fqinj të Greqisë, Barinjtë e Kishës në Shqipëri, u angazhuan, përmes një kalendari i gjithi për t’u caktuar, që t’u qëndrojnë më afër këtyre besimtarëve në emigrim duke mundësuar një prani të vazhdueshme tek ato.

Viti jubilar i Skënderbeut

Barinjtë e Kishës u ndodhen pranë shqiptarëve me rastin e këtij kremtimi Jubilar duke u angazhuar në pjesëmarrjen e festimeve dhe iniciativave qe vetë Shteti do i ndërmarrë, por edhe personalisht, përmes ngritjes së një grupi, i cili do koordinojë kalendarin e caktuar si vijon më poshtë:

- 17 janar, përvjetori i vdekjes së Skënderbeut dhe fillimi i viti jubilar, i besohet Zotit mbarë kombi me anë të një meshe në Kishën Katedrale të Lezhës, me njetin e vetëm të lutjes për Atdheun.
- Letër baritore: vlera e unitetit kombëtar me diversitetin fetar
- 23 prill, festa e shën Gjergjit, meshë në nivel mbarëkombëtar

Marrëveshja me Arkivin Qendror të Shtetit

Me drejtorin e Arkivit, z. Ardit Bido, u vendosen bazat e një marrëveshje që do të mundësojë digjitalizimin e të gjithë dokumentacionit fetar, të arkivave, të meshtarëve, të famullive e të dioqezave të sekuestruara përgjatë viteve të diktaturës e që gjenden në Arkivat e Shtetit.

Anëtari pjesëmarrës në Sinodin e tetorit 2018 mbi të rinjtë, fenë dhe shoshitjen thirrore

Barinjtë, përmes votimin, zgjodhën anëtarin përfaqësues në Sinodin e muajit tetor 2018, në Romë – me temë: “Të rinjtë, feja dhe shoshitja thirrore” – i cili është Shkëlqesia e Tij, ipeshkvi i Lezhës, Imzot Ottavio Vitale. Zëvendës u zgjodh ipeshkvi i Administraturës Apostolike të Jugut, Shkëlqesia e Tij, Imzot Giovanni Peragine.

Duke e falënderuar Zotin për të mirat e shumta me të cilat i ushqen besimtarët e tij, u mbyll takimi i rregullt i kësaj Asambleje.

Tiranë, 10/11/2017

13/11/2017 11:20