2017-11-12 08:00:00

Shenjtorët e javës 12 - 19 nëntor


E diel 12 nëntor, Kisha katolike kremton të dielën e 32-të gjatë vitit kishtare e, po, gjithnjë më 12 nëntor, kalendari kishtar kujton shën Jozafatin, ipeshkëv e martir e shën Diegon, laik françeskan. Ungjilli i kësaj së diele nga Mateu na sjell ftesën e Jezusit mbi vigjilencën, do të thotë mbi përgatitjen tonë të përhershme për t’u  takuar me Zotin që vjen. E na thotë: “Rrini zgjuar se nuk e dini ditën as orën”.

Të hënën më 13 nëntor, kalendari kishtar përkujton kalendari kishtar kujton shën Nikollën I papë e shën Agostina Pietrantonin, virgjër. 

Të martën më 14 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Serapionin, ipeshkëv i Aleksandrisë. 

Të mërkurën më 15 nëntor, kalendari përkujton shën Albertin e madh, ipeshkëv e doktor të kishës dhe ahën Jozef Pinjatelin, meshtar jezuit. 

Të enjten më 16 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Margeritën e Skocisë e shën Gjeltruden, virgjër benediktine.

Të premten më 17 nëntor, kalendari kujton shën Elizabetën e Hungarisë, terciare françeskane. 

Të shtunën më 18 nëntor, kalendari kujton përvjetorin e Shugurimit të Bazilikës vatikanase (1626) e të Bazilikës ostiense (1854) në Romë.  Kjo festë kujton se lutja e vazhdueshme dhe bamirësia, janë dy cilësitë që e dallojnë të krishterin, i cili sillet kështu sepse përpiqet t’i ngjajë Zotit. Duke jetuar me lutje e dashuri, ecim të sigurt në rrugët që çojnë drejt qiellit.

Të dielën e ardhshme më 19 nëntor, Kisha katolike do të kremtohë të Dielën e 33-të gjatë vitit kishtar liturgjik, e gjithnjë më 19 nëntor, kalendari përkujton shën Barlaamin e Antiokisë, martir, e shën Matildën e Heftës.  Liturgjia e kësaj së diele evokon ardhjen e mbrame të Zotit Jezus, që është në qendër të rrëfimit të fesë në Besojmë: “ E përsëri do të vijë, për të gjykuar të gjallët e të vdekurit, e mbretëria e tij nuk do ketë mbarim”. Pritja e ardhjes së Zotit paraqitet nga fragmenti Ungjillor i kësaj së diele si plotësim i projektit të tij të shpëtimit e këndej si çlirim nga i keqi dhe vdekja e përjetshme.  Kjo shpresë e ardhshme, për të krishterin, domethënë se duhet të kontribuojë për shndërrimin e të sotmes në drejtim të Mbretërisë së Hyjit.








All the contents on this site are copyrighted ©.