2017-11-12 16:01:00

Bangladeshi në pritje të Papës


Ne, katolikët e Bangladeshit, shpresojmë se vizita e Papës do të ndikojë për një siguri më të madhe të pakicave fetare”. Kështu pohoi, duke folur për Fondacionin “Ndihmë për Kishën që Vuan”, atë Gabriel Aman Costa, misionar i Pimes, me origjinë nga Dacca

Rregulltari - njofton një komunikatë e Ndihmë për Kishën që Vuan (Acs), pohoi se mbarë popullsia bengaleze, duke përfshirë edhe myslimanët, e pret me kënaqësi vizitën e Papës Françesku, në program, më 1 e 2 dhjetorin e ardhshëm (pas etapës në Myanmar-it, nga 27 deri më 30 nëntor). Bashkësia e krishterë, që përbën vetëm 3% të 160 milionë bengalezëve - vijon nota - e pret me padurim Papën dhe shpreson se Françesku do t’i ftojë autoritetet vendase t’i mbrojnë më shumë pakicat fetare.

“Pas atentatit të Dacca-s, në korrik 2016, jetuam gjatë me frikë e pasiguri - pohon atë Costa - e urojmë që Papa të na ndihmojë në këtë drejtim. Viktimat e para të fanatizmit - shton misionari – janë pakicat fetare, por pa harruar se e pësojnë edhe myslimanët jo radikalë.

Atë Costa kujton njëkohësisht edhe angazhimin nga ana e partisë në pushtet për t’i vënë pritë ekstremizmit e për ta bërë vendin sa më demokratik. Këtë vend do ta vizitojë së shpejti Papa Françesku!








All the contents on this site are copyrighted ©.