2017-11-11 16:50:00

Audienca e Françeskut me Presidentin e Sierra Leones, Koroma


Liria fetare, bashkëjetesa paqësore dhe respekti reciprok ndërmjet grupeve të ndryshme. Janë këto, disa nga temat e trajtuara sot paradite, në Vatikan, gjatë audiencës së Papës Françesku me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Ernest Bai Koroma, i cili u takua, më pas, edhe me imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë bisedës – shpjegon një notë e Sallës vatikanase të Shtypit “u theksua rëndësia që ka favorizimi i kohezionit kombëtar, duke vlerësuar pasurinë e traditave të ndryshme historike, fetare e kulturore të vendit afrikan, pa cënuar kurrë të drejtat e njeriut e, sidomos, ato të pakicave. Pati edhe shkëmbime mendimesh për tema me interes ndërkombëtar, lidhur posaçërisht me sfidat  aktuale që përballon Rajoni”.








All the contents on this site are copyrighted ©.