Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Takime kulturore

Çelësi i fjalëve të Kishës: ndiqe "marrinë" e Zotit tonë

Ndihmë për një fëmijë të sëmurë - ANSA

09/11/2017 13:37

Kemi filluar një cikël me 10 këshilla, që Papa Françesku u jep të rinjve. Në emisionin e parë të tij, Ati i Shenjtë na ftonte ta lemë Krishtin të hyjë në jetën tonë. Sot, Papa na këshillon “të ndjekim marrinë e Zotit tonë”. E duke shpjeguar kuptimin e kësaj ftese, në mbrëmjen e lutjes, gjatë Ditës së 31-të Botërore të Rinisë, më 30 korrik 2016, Papa Bergoglio u drejtohej të rinjve me fjalët:

         “Jezusi është Zoti i rrezikut, është Zoti që shkon 'gjithnjë përtej'. Jezusi nuk është Zoti i rehatisë, i sigurisë dhe i lehtësirave. Për ta ndjekur Krishtin duhet pasur një dozë e mirë guximi, duhet vendosur ta shkëmbejmë divanin me një palë këpucë, që na ndihmojnë të ecim në rrugë, të cilat s’i kemi ëndërruar e as menduar kurrë, në rrugë, që mund të hapin horizonte të reja, të afta ta bëjnë gëzimin ngjitës, atë gëzim, që lind nga dashuria e Zotit, atë gëzim, që çdo gjest e çdo qëndrim i mëshirshëm e lë si gjurmë në zemër.

         Shkoni nëpër rrugë, duke  ndjekur ‘marrinë’ e Zotit tonë, që na mëson ta takojmë në të uriturin, në të eturin, në të zhveshurin, në të sëmurin, në mikun që ka përfunduar keq, në të burgosurin, në refugjatin e në emigrantin, në të afërmin që është vetëm – u thotë të rinjve Papa.

         Ecni në rrugët e Zotit tonë, i cili na fton të jemi protagonistë të politikës, njerëz që e vënë trurin në lëvizje, që i japin shpirt shoqërisë. Ai na nxit të mendojmë për një ekonomi më solidare se kjo që kemi.

         Në të gjitha ambientet ku ndodhemi, dashuria e Zotit na fton të çojmë Lajmin e Mirë, duke e kthyer jetën në dhuratë për Të e për të tjerët. E kjo do të thotë të jemi të guximshëm; kjo do të thotë të jemi të lirë!”

09/11/2017 13:37