2017-11-08 12:56:00

Papa: larg llafeve në Meshë, meshtarët e mërzitshëm të bëjnë kthesë


Sot, gjatë audiencës së përgjithshme, duke nisur ciklin e ri kushtuar Eukaristisë, Papa bëri thirrje edhe që besimtarët t’i lënë llafet në Meshë e meshtarët e mërzitshëm, të bëjnë kthesë

Duke folur gjithnjë lirisht, Papa bëri edhe disa digresione të tjera, veç atij për celularët. Shpesh herë - kujtoi - shkojmë në Meshë e ia krisim muhabetit, por kështu nuk kremtojmë pranë Zotit. Më pas, një shembull konkret i Françeskut: “Po të vinte Presidenti i Republikës, ose ndonjë personalitet tjetër me rëndësi botërore, të gjithë do t’i afroheshim për ta përshëndetur, ndërsa kur shkojmë në Meshë e jemi pranë Zotit, shpesh rrimë krejt të çkujdesur”.

Po, o atë, meshët janë të mërzitshme – mund të thotë ndonjëri! Jo meshët! Meshtarët! E atëherë duhet të bëjnë kthesë. Meshtarët! Pa harruar se në Meshë shkojmë për të takuar vetë Zotin.  Është Zoti, në Meshë!








All the contents on this site are copyrighted ©.