2017-11-08 12:48:00

Papa: Eukaristia nuk është shfaqje


Sot, në audiencën e përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke ia kushtuar katekizmin Eukaristisë, Papa u foli shtegtarëve, ardhur nga të katër anët e botës, mbi çka nuk shkon mirë gjatë Meshës.  

Prandaj u shkëput disa herë nga teksti zyrtar, për të kujtuar disa rregulla praktike, që duhen zbatuar doemos nësa ndjekim kremtimin eukaristik. Duke nisur nga mënyra si e bëjmë shenjën e Kryqit.

“Pse bëhet shenja e Kryqit dhe Puna e Pendimit në fillim të Meshës?" - ishte një nga pyetjet e para, së cilës Papa i dha përgjigje duke u shkëputur nga teksti zyrtar: “A i keni parë fëmijët si e bëjnë shenjën e Kryqit?" Mësojini ta bëjnë mirë. Sepse kështu nis Mesha, dita, jeta. Kjo do të thotë se ne u shëlbuam pikërisht me shenjën e Kryqit. 

 Meshtari gjatë kremtimit - shpjegoi, përsëri lirisht Françesku - thotë: “T’i lartojmë zemrat!". Nuk thotë “t’i lartojmë celularët” për të bërë fotografi , “ç’gjë e shëmtuar - shtoi Papa - t’i shikosh të gjithë me celularët e ngritur lart". E nuk i ngrenë vetëm besimtarët, por edhe priftërinjtë, ipeshkvijtë… e po, mjaft, ju lutem! Mesha nuk është shfaqje, nuk është koncert. Të shkosh në Meshë domethënë të shkosh drejt Mundimeve e Ngjalljes së Zotit, prej këndej, duhen lartuar zemrat. Prandaj, në këtë çast, celularët janë të tepërt!








All the contents on this site are copyrighted ©.