2017-11-07 15:10:00

Papa: dy gra, zv.sekretare në Këshillin për Laikët e Familjen


Papa emëroi sot dy gra, të dyja italiane, në rolin e zv.sekretareve të Këshillit Papnor për Laikët, Familjen e Jetën. Në Seksionin për Jetën, emërohet Gabriella Gambino, e martuar, nënë e pesë fëmijëve, deri tani, pedagoge e bioetikës në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin Tor Vergata të Romës, ku, në Fakultetin e Jurisprudencës, jep edhe lëndën e filozofisë të së Drejtës. Gjithashtu, është pedagoge në Intitutin Papnor Teologjik “Gjon Pali II” për Shkencat e martesës dhe të familjes.

Ndërkaq, në Seksionin e besimtarëve laikë, shkon si zv.sekretare Linda Ghisoni, e martuar, me dy fëmijë, deri tani, gjykatëse hetimore për çështjet e anulimit të martesave në Lacio të Italisë. Gjithashtu ajo është pedagoge edhe në Universitetin Roma Tre, dega e jurisprudencës.








All the contents on this site are copyrighted ©.