2017-11-05 17:09:00

Presidenti i Moldovës tek Papa


Dje Papa Françesku u takua me Presidentin e Republikës së Moldovës, Igor Dodon. Pas bisedës private, takimi me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar për marrëdhëniet me Shtetet.

Më poshtë, nota e Sallës së Shtypit të Vatikanit:

“Gjatë bisedës së përzemërt, u vlerësuan lart marrëdhëniet dypalëshe  dhe kontributi pozitiv i Kishës në shoqërinë moldave, posaçërisht përmes angazhimit  ekumenik dhe veprave edukative e bamirëse.

Në vijim u shkëmbyen mendime mbi situatën në vend, posaçërisht mbi disa tema me interes të përbashkët, si promovimi i vlerave të familjes, tema e paqes dhe ajo e sigurisë në nivel rajonal e ndërkombëtar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.