2017-11-05 08:30:00

Papa Françesku priti Federatën Ndërkombëtare të Universiteteve Katolike


Papa Françesku priti dje, në Sallën e Koncistorit, në Vatikan, rreth 230 anëtarë të Federatës Ndërkombëtare të Universiteteve Katolike. Hapat e para për t’i bashkuar universitetet katolike në një Federatë datojnë në vitin 1924, me nismën e Universitetit të Milanos në Itali e atij të Nimegës në Holandë. Në vitin 1925, 14 universitete u paraqitën në takimin e zhvilluar në Institut Catholique të Parisit, në Francë e, në vitin 1927, publikohet Vjetari i parë i tyre. Formalisht, Federata themelohet në vitin 1948, me dekret të Selisë së Shenjtë e vitin e mëpasëm, miratohet nga Papa Piu XII.

Misioni i saj është të kontribuojë, në dritën e fesë së krishterë e falë tharmit të Ungjillit, në përparimin e dijes e në ndërtimin e një bote më të drejtë e më njerëzore. Federata kontribuon në zhvillimin e studimeve të larta me frymëzim katolik, duke synuar cilësinë e mësimdhënies, si edhe përfaqëson universitetet katolike në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Po dje, në Sallën Klementine në Vatikan, Papa Françesku priti edhe rreth 300 drejtuesit dhe personelin e ndërmarrjes Sixt, firmë shumëkombëshe evropiane për marrjen me qira të makinave.








All the contents on this site are copyrighted ©.