2017-11-05 08:30:00

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe i Artit Kishtar në Romë


Me një Meshë, të kremtuar dje pasdite, në Bazilikën e Shën Pjetrit, nga kardinali Angelo Comastri, u hap Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe i Artit Kishtar në Romë, i cili do të vijojë deri më 10 nëntor. Mori pjesë Kori i King’s College nga Kembrixhi i Britanisë së Madhe. Gjashtë, takimet me kryeveprat e të gjitha kohrave, në Bazilika të ndryshme romake. Hyrja është falas.

Nga kisha e Shën Injacit të Lojolës, tek ajo e Shën Palit jashtë Mureve e tek ajo e Shën Marisë së Popullit, orkestra e interpretues të ndryshëm do të paraqesin pjesë nga Bruckner, Mozart, Haydn e shumë të tjerë. Ndër dirigjentët, Leo Kraemer, dy komplekse vokale, orkestra e Konservatorit Shtetëror të Kazanit nga Rusia dhe virtuozët e Vjenës nga orkestra e famshme Wienner Philharmoniker. Programi i Festivalit frymëzohet nga 100-vjetori i dukjeve të Zojës në Fatima të Portugalisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.