2017-11-03 12:28:00

Papa: ndjeti i lutjes për muajin nëntor


Në videomesazhin për ndjetet e lutjes së muajit nëntor, përgatitur, si gjithnjë, nën kujdesin e Apostullimit të Uratës, Papa Françesku na kërkon të lutemi për Azinë, kontinent i pafundmë, në të cilin jetojnë një mori fesh e ku të krishterët janë pakicë.

Çka më prek më shumë nga Azia - kujton Papa Françesku në videomesazhin për ndjetin e lutjes - është larmia e popullsive të saj, trashëgimtare të kulturave dhe traditave të lashta.

Në këtë kontinent, ku Kisha është pakicë, sfida është edhe më flaktë.

Duhet të nxisim dialogun ndërmjet feve e kulturave.

Dialogu është pjesë përbërëse e Kishës në Azi,

Të lutemi, prandaj, për të krishterët e Azisë, që të favorizojnë dialogun, paqen dhe mirëkuptimin reciprok, posaçërisht me përfaqësuesit e feve të tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.