2017-11-02 17:58:00

Papa Françesku: hir, nëse në vdekje, e ruajmë fenë


“Jemi të vegjël e të pambrojtur para misterit të vdekjes. Por, çfarë hiri nëse në atë çast e ruajmë në zemër flakëzën e fesë!”. Ky është tëeet-i i sotëm i Papës Françesku në ditën kur Kisha përkujton të vdekurit.

Vdekja në këndvështrimin e krishterë

         Në këndvështrimin e krishterë, kuptimi i vdekjes është shpresë. “Falë Krishtit – lexohet në Katekizmin e Kishës Katolike – vdekja e krishterë ka një domethënie pozitive”. “Për mua Krishti është jetë dhe vdekja fitesë”, thuhet në Letrën e Shën Palit drejtuar Filipianëve (1,21). “E vërtetë është kjo fjalë: ‘Nëse ne vdiqëm bashkë me Të, bashkë me Të edhe do të jetojmë’”, thotë po Shën Pali apostull në Letrën e dytë për Timoteun. Vdekja pra, shihet si “fitim”, sepse na çon në bashkimin e plotë e përfundimtar me Krishtin.

Kuptimi i vdekjes në liturgji

         Ky këndvështrim shprehet edhe në liturgji: “Besimtarëve të tu o Zot, nuk u merret jeta, por u shndërrohet; e ndërsa shkatërrohet banesa e këtij mërgimi tokësor, përgatitet një banesë e përjetshme në qiell”. “Vdekja – lexohet më tej në Katekizmin e Kishës Katolike – është fundi i shtegtimit tokësor, është fundi i kohës së hirit dhe të mëshirës, që i ofron Zoti njeriut për të realizuar jetën e vet tokësore, sipas planit hyjnor e, për të vendosur mbi fatin e tij të fundmë”. Kjo ditë, për krishterimin do të thotë t’u kujtohet të gjithëve shpresa e krishterë, ajo e ringjalljes.








All the contents on this site are copyrighted ©.