2017-11-02 00:00:00

Lutje për të vdekurit


Lutje për të vdekurit

Ditë për të shprehur trishtimin,

kjo, o Zoti im:

Më rrethojnë në të katër anët,

fytyra mike, njerëz të dashur,

që humbën në errësirë

e flejnë në vise të vdekjes.

Zërat e tyre ushtojnë sot

në zemrën time.

S’do të gjeja paqe

po të mos më ngushëllonte mendimi,

se s’ humbën përgjithmonë.

Nuk mund të mos ta shpreh

mirënjohjen time

o Zot i mirësisë.

Jam kështu si jam

falë teje e njerëzve

që ti m’i dhurove

e i pata përkrah.

Më ndimuan të rritem,

më rrethuan me dashuri

dorën ma dhanë, kur u rrëzova…

Është ditë e lutjes, sot, o Zoti im,

Ty t’i besoj të gjithë

ata që me ne më nuk janë:

jepjau, o Zot, dritën e paqen,

e jetën e lume pranë Teje,

shpirtin pastrojua

prej çdo dange mëkati

e shndërroi, që të jenë të denjë

të banojnë në lumninë tënde.

Është dita e ndeshjes

së territ me dritën;

vajit me britmën në kupë të qiellit,

se nuk kam frikë nga mortja

se shpresoj në Ty,

se në dorë të prishjes

Ti nuk do të më lëshosh

Po do të më marrësh për dore,

kah jeta që s’mbaron.








All the contents on this site are copyrighted ©.