2017-11-01 16:10:00

Papa Françesku: Në Netuno, sepse luftërat prodhojnë vetëm varreza


“Nesër pasdite - kujtoi Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot - do të shkoj në varrezën amerikane të Netunos, me një ndalesë në Varret Ardeatine, ku do të lutem për viktimat e masakrës së  24 marsit 1944. Ju ftoj të më ndiqni me lutje në të dyja këto etapa të kujtimit e të ngushëllimit për viktimat e luftës e të dhunës. Luftërat nuk prodhojnë gjë tjetër, veç varrezash e vdekjes. Ja, pra, pse desha të jepja këtë shenjë, në një kohë kur njerëzimi duket se nuk e ka nxënë mësimin, e as që do ta mësojë”.
Nesër, përkujtimi i të vdekurve, Papa Françesku do të shkojë, në orën 15.15, në varrezën amerikane të Netunos, ku janë varrosur të rënët e Luftës II Botërore, ndërsa rreth orës 17.00, do të ndalohet në lutje në Varret Ardeatine, për të kujtuar viktimat e masakrës naziste, të flakura në një gropë, zgavrruar në shkëmb.








All the contents on this site are copyrighted ©.