2017-11-01 14:18:00

Papa dënon sulmet terroriste: shpërdorim i emrit të Zotit


“Më pikëlluan shumë lajmet mbi sulmet terroriste të ditëve të fundit në Somali, Afganistan e dje, edhe në New York”. Këtë thekosi Papa Françesku gjatë lutjes së sotme të Engjëllit të Tënzot. Duke i dënuar ashpër këto akte dhune, lutem - vijoi - për të vdekurit, të plagosurit e familjarët. T’i kërkojmë Zotit t’i kthejë zemrat e terroristëve e ta çlirojë botën  nga urrejtja e nga çmenduria vrasëse, që shpërdoron emrin e Zotit, për të mbjellë vdekje”.

Kujtojmë se dje New York-u u pushtua përsëri nga frika, për shkak të një atentati terroristik në Manhattan, pranë Wordl Trade Center dhe Memorialit, që përkujton sulmin mbi Kullat Binjake. Një burrë, në timon të një furgoni të bardhë, u sul mbi pistën e çiklistëve, ku shtypi disa njerëz në festë, që kishin dalë për të shëtitur. Bilanci është 8 të vdekur (ndërmjet të cilëve, një belg e pesë argjentinas) dhe rreth 12 të plagosur. Vrasësi, që u kap menjëherë, është uzbekistanas, emigrant me dokumente të rregullta, që jeton në New Jersey. Sulmi i tij vdekjeprurës, i dënuar nga mbarë bota, e acaroi më tej qëndrimin e presidentit Trump kundër emigrantëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.