2017-11-01 13:41:00

"Kush âsht njeri n' kët dynja".


"Kush âsht njeri n' kët dynja". Një lutje e tillë, pra e moçme, është edhe kënga popullore me motive fetare, në formë vjershe:

"Kush âsht njeri n' kët dynja".

Kush âsht njeri n' kët’ dynja,
T' mbramet tona i kqyrë pa pra,
Kush t' mbramet i kujton,
Nuk thotë Zoti se mkatnon!
Katër janë sendet e vona,
Që pa prâ do t'i kujtona:
Mordja, gjygji, Ferr' i mnershëm,
Edhe Parrizi i gjithësahershëm.
Mâ parë deka ka me ardhë,
Dhe për t' qitë, me t' mirë ta bajnë,
Prej gjithkujt ka me na nda
Prej t' gjitha t' mirave t' kësaj dynjaje.
Përmas gjygji i madhi Zotit
Ka me na nda neve përgjithmonë,
O n' Ferr o n' Parriz me na çue,
Si n’ këtë tokë qi e kem fitue.
Sa t' jet Zoti qi asht Zot,
Kem me hjek gazepe plot
……………….
Arqipeshkvi ka me na pshtue
Kishat tona mos me na i ngujue
S' ka kush fenë me na ndërrue.

Faksimil nga Amza e të vdekurve të famullisë së Zymit, për datën: 16. 7. 1913/7.








All the contents on this site are copyrighted ©.