2017-10-31 15:21:00

Comece, imzot Ambrosio: liderët evropianë, gati për ta dëgjuar Kishën


“Ishte një dialog i lirë e i sinqertë ndërmjet ipeshkvijve, politikanëve, ambasadorëve, pikërisht sipas dëshirës së Papës Françesku”. Pak pas përfundimit të Konferencës “Të rimendohet Evropa”, organizuar nga Komisioni i Episkopateve të Bashkimit Evropian (Comece) zëvëndës-kryetari e ipeshkvi i Piacenza-Bobbio, imzot Gianni Ambrosio, bën bilancin e ngjarjes. Prelati kujton fjalimin e Papës drejtuar pjesëmarrësve dhe thirrjen e tij të fuqishme, dëgjuar drejtpërdrejt nga të pranishmit, për ta rimenduar Evropën, për ta rinuar.

Imzot Ambrosio ndalohet tek mendimi më i rëndësishëm, i theksuar fort gjatë punimeve: “Tek vënia e njeriut e jo e sistemeve ose e shteteve, në qendër të vëmendjes në Bashkimin e ardhshëm evropian e edhe tek roli i feve: i rëndësishëm dhe konstruktiv kundër mendimit unik, që frymëzon populistët”. Kujtoi edhe temën e emigrantëve, e cila u prek  gjatë ditëve të punës, në Vatikan: objektivi i theksuar, nënvizoi imzot Ambrosio, është “të qeveriset me urti  e maturi ky fenomen”.








All the contents on this site are copyrighted ©.