2017-10-26 14:49:00

Françesku: të mos shikohet diploma si shenjë e autoritetit shoqëror


Liria e njeriut sëmuret, kur u dorëzohet “forcave të verbra të pavetëdijes, nevojave të menjëhershme, egoizmit”. Këtë pohoi Papa në fjalimin drejtuar bashkësisë së Universitetit katolik portugez, duke e pritur sot paradite në audiencë, me rastin e 50-vjetorit të themelimit. Njeriu - nënvizoi Françesku, duke kujtuar Enciklikën “Lëvduar qofsh” - është lakuriq, i ekspozuar përpara fuqisë së vet, që vijon të rritet, pa mjetet e nevojshme për ta kontrolluar”. “Mund të ketë mekanizma të sipërfaqshme, por mund edhe të pohojmë - shtoi - se i mungon etika e përshtatshme, kultura e përshpirtëria, që t’i përcaktojnë një kufi e ta mbajnë brenda caqeve të sundimit mendjekthjelltë të vetvetes”.

Papa bëri, në vijim, një pyetje me rëndësi të dorës së parë: “A i ndihmojmë studentët tanë të mos e shikojnë titullin universitar si sinonim i parave më të shumta a të rëndësisë më të madhe shoqërore?”.

"¿Ayudamos a ver esta preparación"... A ndihmojmë ta shikojmë këtë përgatitje si shenjë e një përgjegjësie më të madhe përballë problemeve të sotme, përballë nevojave të më të varfërve, përballë kujdesit për ambientin? Nuk mjafton të bësh analiza e përshkrime të realitetit; duhen krijuar hapësira të kërkimit të vërtetë shekencor, duhen debate, që hapin rrugë të reja për zgjidhjen e problemeve të sotme”.

“Ka shumë rëndësi të qenit konkret”. Fakti që është katolik - vërejti Papa - është karakteristikë, që nuk e paragjykon Universitetin. Përkundrazi, e vlerëson në kulm”. Françesku kujtoi, posaçërisht, një fragment të Kushtetutës Apostolike të Shën Gjon Palit II kushtuar universiteteve katolike. “Misioni themelor i Universiteteve - lexohet në dokument - është kërkimi i vazhdueshëm i së vërtetës, përmes kërkimit shkencor, ruajtjes dhe komunikimit të dijes, për të mirën e shoqërisë”.

"Una institución académica católica se distingue"... Një institucion katolik dallohet për fymën e krishterë të anëtarëve të tij e të bashkësive të tij, duke i ndihmuar të përfshijnë në kërkimin shkencor  përmasën  morale, shpirtërore e fetare e të vlerësojnë fitoret e shkencës dhe të teknologjisë, në perspektivën e njeriut, parë në tërësinë e tij.

Mund të mendohet se mësimi universitar i këtij tipi - vërejti Papa - i nxjerr përfundimet e tij nga feja. “Ndërsa duhet kujtuar se një mësues katolik - vijoi - nuk flet aq si përfaqësues i një feje, por sidomos, si dëshmitar i vlefshmërisë së një arsyeje etike”.

Papa Françesku kujtoi, në fund, ç’do të thotë për një universitet katolik të jetë edhe portugez: pyetjet e njerëzve – kujtoi - na kërkojnë gjegje, betejat e tyre, ëndrrat e shqetësimet kanë vlerë ermeneutike, që nuk mund ta injorojmë. Zoti u mishërua në botë. E nuk mund ta gjejmë - përfundoi Françesku - jashtë botës sonë konkrete. Zotin mund ta gjejmë:

"En vuestro Portugal"…“ “Në Portugalinë tuaj, në qytetet tuaja, në fshatrat tuaja, në popullin tuaj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.