Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Takimet e Papës Françesku për muajt e ardhshëm

Papa Françesku - ANSA

25/10/2017 09:45

Nga takimet e Papës Françesku për muajt e ardhshëm është: udhëtimi apostolik në Kili e në Peru nga 15 deri më 22 janar 2018, mesha e 2 nëntorit në varrezën amerikane të Nettuno-s në Itali e ajo e Ditës së parë Botërore për të Varfërit, më 19 nëntor, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Këto janë disa nga veprimtaritë e Papës Françesku në muajt e nëntorit e të dhjetorit 2017 e në janarin e vitit 2018. Njoftohen nga Zyra e kremtimeve liturgjike të Vatikanit.

Papa kremton meshën për të shumët në Nettuno, më 2 nëntor e, pastaj, më 3 nëntor, në Bazilikën e Vatikanit, atë për shpirtin e kardinajve dhe të ipeshkvijve të kaluar në amshim gjatë vitit. Më 19 nëntor, Papa do të kremtojë meshën për Ditën Botërore të të Varfërve, themeluar prej tij në fund të Jubileut të Mëshirës. Të dielën e mëpasme, më 26 nëntor, nisja për Mianmar e Bangladesh.

Më 8 dhjetor, në solemnitetin e Zojës së Papërlyer, Ati i Shenjtë do të shkojë në Sheshin e Spanjës, në Romë, për të nderuar shtatoren e shën Marisë, sipas traditës. Më 12 dhjetor, si çdo vit, do të kremtojë meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, me rastin e festës së Zojës së Guadalupes, pajtore e Amerikës. Kremtimet e Krishtlindjes, si zakonisht, të gjitha në Bazilikën e Shën Pjetrit: që nga mesha e Natës së Krishtlindjes, në orën 21.30 të së dielës, 24 dhjetor e deri në Solemnitetin e Dëftimit të Zotit, të shtunën, më 6 janar 2018.

Të nesërmen - e diel, 7 janar – Papa Françesku do të kremtojë meshën në festën e Pagëzimit të Krishtit, në Kapelën Sikstine, ku do të pagëzojë disa fëmijë. Kremtimet e muajit të parë të vitit 2018 përfundojnë me udhëtimin apostolik të Atit të Shenjtë në Kili e në Peru, nga data 15 deri të hënën, më 22 janar.

25/10/2017 09:45