2017-10-25 11:40:00

Papa Françesku: “Parajsa nuk është vend magjik e as punë përrallash”


 Papa Françesku: “Parajsa nuk është vend magjik e as punë përrallash! Është caku i jetës sonë, ku përmbushet gjithçka e gjithçka shndërrohet në dashuri. Po ta besojmë këtë, vdekja nuk do të na trembë më e do të shpresojmë se mund të nisemi nga kjo botë qetë-qetë, plot siguri”. Ky pra, mesazhi i Papës në audiencën e sotme të përgjithshme. E kjo - vërejti  Françesku - është edhe audienca e fundme kushtuar shpresës së krishterë, që na shoqëroi gjatë gjithë këtij viti liturgjik. Papa e përfundoi katekizmin duke folur pikërisht për Parajsën, si cak i shpresës sonë. Parrizi - kujtoi - nuk është vend përrallor, e as kopsht magjik. Është përqafim me Zotin, Dashurinë e   pambaruar, ku hyjmë falë Jezusit, që vdiq në kryq për ne. Ku është Jezusi, aty është edhe mëshira e lumturia! Ku nuk është Ai, është errësirë e acar.








All the contents on this site are copyrighted ©.