Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

P. Paton: fjalët e Papës Teofilit, të rëndësishme për Tokën Shenjte

Varri i Krishtit - EPA

25/10/2017 15:51

“Vërtet të rëndësishme!”. Nga Mali Tabor, në Izrael, atë Françesk Patton, Rojtar i Tokës Shenjte, përdor këtë epitet, të thjeshtë e të prerë, për  fjalët që i tha dje Papa Françesku, Fortlumturisë së Tij Teofili III, patrik greko-  ortodoks i Jeruzalemit, i cili e përfundoi sot vizitën në Romë.

Paqja e uniteti, objektiva të mundshme

Ati i Shenjtë kërkon të shumëfishohen përpjekjet për t’i forcuar edhe më shumë paqen dhe unitetin, duke pranuar se kohët e fundit janë krijuar disa marrëdhënie mjaft të mira. E, si shembuj konkretë, kujton punimet për restaurimin e Edikolës së Varrit Shenjt si dhe ato, realizuar në Bazilikën e Lindjes së Krishtit, në Betlehem. E kjo, për të nënvizuar se në Tokën Shenjte marrëdhënietndërmjet bashkësive të krishtera janë të mira.  Problem mbeten ende tensionet ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike e fetare, të cilave Papa u bën thirrje të ecin në rrugën e dialogut, për të respektuar të drejtat  e kultit të bashkësive të ndryshme. Prej këndej, kujton status quo-në, apo situatën që, në një farë mënyre, është kristalizuar, që t’i shmangin shkeljet në dëm të njëri-tjetrit.

Të krishterët e Tokës Shenjte, pjesë përbërëse të shoqërisë

Rojtari i Tokës Shenjte nuk e fsheh kënaqësinë, as gëzimin, kur kujton fjalët e Papës, i cili kërkon që bashkësitë e krishtera të njihen gjithnjë si pjesë përbërëse e shoqërisë e që, si qytetarë e besimtarë, të japin ndihmesën e tyre për të mirën e përbashkët. Kjo ka shumë rëndësi - nënvizon atë Paton. – E për dy arsye: ne jemi pakicë, rreth 2%. E kur je pakicë, krijohet rreziku i nënvleftësimit, ose prirja, nga vetë bashkësitë e krishtera, për t’u vetëcenzuar, domethënë, për të mos u ekspozuar tepër. Atëherë duhet që vetë të krishterët ta njohin mirë vlerën e pranisë së tyre në Tokën Shenjte. Së dyti, të njohin më mirë edhe kontributin, që japin në këto troje.

Dialogu teologjik, mjet për bashkimin e plotë

Patriku Theophilus, në këndvështrimin e dialogut, është shumë zemërhapur dhe i angazhuar. Shpreh vlerësimin e lartë për Papën Françesku, i cili e shikon dialogun teologjik ndërmjet katolikëve e ortodoksëve si “shenjë shprese e ngushëllimi gjatë udhës së përbashkët”. Dialogu zhvillohet në nivele të larta - kujton - e jam i sigurt se në një të ardhme jo të largët, do të sjellë frytet për bashkimin më të plotë”.

25/10/2017 15:51