2017-10-24 17:24:00

Imzot Jurkoviç: Papa e do Selinë e Shenjtë në “vijën e parë” në OKB


Kremtohet sot Dita e Kombeve të Bashkuara, në datën, që kujton hyrjen në fuqi të statutit të OKB-së, më 24 tetor 1945. Pikërisht sot, Papa Françesku publikoi një tweet në faqen e tij @Pontifex: “Të punojmë të gjithë së bashku për të promovuar paqen ndërmjet popujve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut”.

Dje, Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Gjenevës, imzot Ivan Jurkoviç, u takua me Papën Françesku. E pyetëm mbi rolin e Atit të Shenjtë dhe të Vatikanit në organizatat ndërkombëtare:

Fjalët e para të Papës qenë “Ju jeni në vijën e parë të veprimit të Kishës”. I paraqita temat e veçanta për veprimtarinë tonë në Gjenevë. M’u duk e rëndësishme të nënvizoj veprimtarinë e Kishës në favor të çarmatimit. Është ankth për ne: nuk kanë ekzistuar kurrë kaq armatime e kurrë nuk janë harxhuar kaq shumë para sa tani. Temë tjetër është ajo e emigracionit, një fenomen, të cilin Papa e quan “fytyra njerëzore e globalizimit”. Kombet e Bashkuara janë mirënjohës për veprimtarinë e Selisë së Shenjtë. Pastaj, figura e Papës, mësimet e tij: shpesh na duket se janë mirënjohës për gjithçka bën Kisha e Selia e Shenjtë. Kjo varet edhe nga stili i Atit të Shenjtë, nga përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në të gjitha ato çështje, që përbëjnë dhimbje për njerëzimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.