2017-10-23 08:07:00

Papa Françesku: i krishteri le të impenjohet pa ia kundërvënë Zotin Cezarit


Papa Françesku: “I krishteri është i thirrur të impenjohet konkretisht në realitetet njerëzore e shoqërore pa kundërvë ‘Zotin’ e ‘Cezarin’, por duke i shndritur realitetet tokësore me dritën që vjen prej Zotit”. Kështu tha Papa Françesku gjatë lutjes së mesditës të Engjëllit të Tënzot, të dielën 22 tetor, duke komentuar fragmentin e Ungjillit të dielës së 29-të gjatë vitit nga Mateu (22,15-21), e duke pohuar se të vësh njërin kundër tjetrit do të ishte “një sjellje fundamentaliste”. “Përparësi ka besimi në Zotin dhe shpresa në Të nuk do të thotë ikje nga realiteti, përkundrazi – nënvizoi Papa Françesku –  do të thotë ta bësh aktive e jetike atë që i përket Atij. Për këtë arsye besimtari shikon drejt realitetit të ardhshëm, atij të Zotit, për të jetuar jetën tokësore në plotësi, e për t’iu përgjigjur me guxim sfidave të saj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.