2017-10-23 15:20:00

Në videomesazh Papa të rinjve kanadezë: ndërtoni ura, përhapni gëzim!


Ne Videomesazhin Papa rinjve kanadezë: ndërtoni ura, përhapni gëzim! “Kur njerëzit punojnë së bashku, duke kërkuar të mirën e njëri-tjetrit, bota zbulohet me të gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj. Atëhere ju kërkoj të mos lejoni të shkatërrohet nga ata, që mendojnë vetëm për ta shfrytëzuar e për ta rrënuar, pa asnjë skrupull”. Françesku iu drejtua kështu të rinjve, të ardhur nga shtatë qytete të Kanadasë, nga Atlantiku - në Paqësor, që morën pjesë, së bashku me ipeshkvijtë e tyre dhe kardinalin Kevin Farrell, në një ngjarje të madhe televizive, në të cilën dialoguan për sfidat, problemet, pyetjet e nevojat e të rinjve në gjirin e Kishës Katolike. Videomesazhi i Papës u transmetua në orën 19.30 të 22 tetorit, në Toronto, në kuadrin e programit të posaçëm organizuar nga Tv Sel + Lumière e Torontos, për t’i ndihmuar ipeshkvijtë e Kanadasë në përgatitjen e Sinodit të të rinjve, që do të mbahet në tetor 2018, me temë “Të rinjtë: feja dhe shqyrtimi i thirrjes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.