2017-10-23 00:30:00

Kenia: Papa, të përballohen vështirësitë me dialog


“Ju kërkoj të bashkoheni me mua në lutje për paqen në botë. Këto ditë ndjek me vëmendje të veçantë Kenian, të cilën e kam vizituar në vitin 2015. Lutem që i gjithë vendi të dijë të përballojë vështirësitë aktuale në një atmosferë dialogu konstruktiv, me të mirën e përbashkët në zemër”. Kjo ishte një nga frazat e Papës Françesku pas Lutjes së djeshme të Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit.

 Pas zgjedhjeve të 8 gushtit, nga të cilat doli fitimtar presidenti Kenyatta, vendi hyri në një spirale dhune. Pavarësisht se muajin e kaluar Gjykata e Lartë e anulloi konsultimin për çrregullsi dhe vendosi të organizohen zgjedhje të reja më 26 tetor, opozita është e vendosur të reformojë ligjin zgjedhor para hapjes së kutive të votimit. Kjo ka shkaktuar ndeshje dhe viktima në vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.