2017-10-20 14:45:00

Ngushëllimet e Papës Françesku për vdekjen tragjike të Daphne Caruana


Telegram ngushëllimi i Papës Françesku për “vdekjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, të hënën e kaluar, në ishullin e Maltës”. Në tekstin, drejtuar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, kryeipeshkvit të Maltës, imzot Charles J. Scicluna, Papa pohon se e trishtoi shumë vdekja tragjike e gazetares dhe se lutet për pushimin e saj të pasosur. Duke ngushëlluar familjen, Françesku siguron se ndjehet shpirtërisht shumë pranë popullit maltez në këtë çast të vështirë dhe se kërkon bekimin e Zotit mbi kombin e Ishullit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.