Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

G. Burke: Papa Benedikti XVI gëzon shëndet të mirë

Papa Benedikti XVI - RV

19/10/2017 10:27

Ratzinger: zëdhënësi Vatikanit G. Burke boton në Twitter fotografinë e Papës së nderit, pas lajmeve të rreme mbi gjendjen e tij shëndetësore

Drejtori i Sallës së shtypit të Vatikanit, Greg Burke, ka publikuar dje në Twitter një fotografi të Papës së nderit Benedikti XVI, me dy murgesha pranë tij, realizuar dje pasdite në Kopshtet e Vatikanit, në afërsi të rezidencës së Atit të Shenjtë Ratzinger në ish kuvendin ‘Mater Ecclesiae’, në Vatikan.

“Papa i nderit, sot pasdite në ora 5”, twitton zëdhënësi i Vatikanit. Këtyre ditëve kanë qarkulluar zëra të rrejshëm mbi Joseph Ratzinger se gjoja është “në çastet e fundit të jetës”, përgënjeshtruar në mënyrë të prerë nga sekretari i tij personal izmot Georg Gaenswein, prefekt i Shtëpisë Papnore. Duke iu përgjigjur një agjencie katolike shtypi, Gaenswein pohoi se është fjala për “një shpikje të pastër” e për një lajm krejtësisht të pavërtetë. 

19/10/2017 10:27