Këto po biem një lutje të Moçme në formë vjershe, që kaherë populli shqiptar e ka ruajtur dhe sot e kësaj dite përdoret me kënaqësi e u transmetohet breznive të reja. Këto uratë përmbajnë të vërteta feje e jete.
QELLIMI I NJERIUT
Kujto mirë, o njeri i shkretë,
Pse t’ka falë Zotynë n’kët jetë:
Nuk t’ka dhanë me ngranë, me pi
Sikur t’ishe nji bag’ti;
As për g’zim as m’u madhnue,
Se ma aspak për me m’katnue.
Zotynë ty te ka krijue
Vetëm shpirtin me e shelbue.
Asht e zezë, e shkurtë kjo jetë
E kalon e bjen si fletë.
T’mirat k’tu me t’shpejt po tresin.
Jeta tjetër do t’na presin:
Jeta tjetër feja thot’:
Krejt e lume o e zezë për mot.
N’kjoshim t’lum s’mbaron gëzimi
N’kjoshim t’ mjerë s’mbaron denimi.
Pra, k’shtu Krishti, kur na msote
Me shum dije ne na thote:
“Me mb’rrijtë njeri me fitue
Sa ç’ka jeta t’mirë me g’zue,
S’asht dobi, por dam i mjerë
N’kje se shpirtin për to bjerrë”.
Pra, për n’daç, o v’lla, me p’shtue,
Largou veprave s’mallkue,
Lene mkatin, nuk do t’dnohesh,
Mbaj Urdhnimet, e do t’shelbohesh.
All the contents on this site are copyrighted ©. |