2017-10-18 17:58:00

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard, Pietro Parolin: mbështetje për rikthimin e të krishterëve në Irak


“Nismë e denjë për lavdërim, absolutisht e nevojshme, të cilën e mbështes dhe ua këshilloj jo vetëm të krishterëve, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë”. Kështu Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në një letër drejtuar kryesisë së “Ndihmë për Kishën që Vuan”  (NDKV) e mbështet rishtas projektin e rindërtimit të Rrafshit të Ninives, për të krijuar kushtet e përshtatshme të rikthimit të të krishterëve të dëbuar vitet e kaluara nga Daesh.

Në tekstin, që u bë i njohur nga Fondacioni i së drejtës papnore “Ndihmë për Kishën që Vuan”, Sekretari i Shtetit vatikanas kujton se edhe Ati i Shenjtë, i cili e ndjek nga afër, duke e pasur shumë për zemër, situatën në Lindjen e Mesme, shpreh vlerësimin dhe inkurajimin ndaj këtij impenjimi sa fisnik, aq edhe të vështirë”. I ashtuquajturi “Plani Marshall” i NDKV për të krishterët u kujtua edhe nga patriku kaldeas Louis Raphael I Sako, në rastin e takimit të Papës me Patrikët dhe Kryeipeshkvijtë e mëdhenj. Në letrën drejtuar NDKV, kardinali Parolin ripohon angazhimin e Selisë së Shenjtë në favor të njerëzve të rrënuar nga lufta, me bindjen se “vetëm me angazhim të përbashkët, vëllezërve e motrave tona irakiane mund t’u krijohen kushtet për të gjetur e për të provuar atë paqe, të cilën e shpresojnë aq shumë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.