2017-10-18 14:20:00

Nënë Tereza: Kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde, o Zot!


Nënë Tereza mes shumë meditimesh e lutjesh ka shkruar edhe kvtv uratë të bukur: Kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde, o Zot!

Kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde

O Zot,

të kam gjetur kudo.

Kam dëgjuar rrahjen E zemrës tënde

në qetësinë e thellë të fushave,

në tabernakullin e errët të një katedraleje të zbrazët,

në njesinë e zemrës dhe të mendjes

të bashkësisë së njerëzve që të duan.

Të kam gjetur në gëzim,

ku unë të kërkoj dhe shpesh të gjej.

Por gjithmonë të gjej në vuajtje.

Vuajtja është si tingëllimi i kambanës

që therret të fejuarën e Zotit në uratë.

O Zot,

të kam gjetur në madhështinë e tmerrshme

të vuajtjes së të tjerëve.

Të kam parë në praninë e lartë

dhe në gëzimin e pashpjegueshëm

të atyre që në jetë mundohen prej dhembjes.

Por s’kam arritur të të gjej

në pësimet dhe pakënaqësitë e mia të vogla.

Në lodhjen time

kam lënë të kalojë më kot

dramën e mundimeve të tua shpërblyese,

dhe gjiallëria e gëzueshme e Ngjalljes tënde mbytet

prej zymtësie së vetëmëshirës sime.

O Zot,

unë besoj.

Por ti ndihmoje besimin tim.

Nënë Tereza








All the contents on this site are copyrighted ©.