2017-10-18 16:23:00

Ngushëllimi i Papës për vdekjen e kardinalit filipinas Vidal


Vdiq, sot paradite, në Cebu City, në moshën 86 vjeçare, kardinali filipinas, Ricardo Vidal, kryeipeshkëv nderi i Cebu nga 1985 deri më 2010 dhe kryetar i Konferencës ipeshkvnore filipinase në dyvjeçarin  1985-1987. Hirësia e Tij, lartuar në dinjitetin kardinalor nga Shën Gjon Pali II  në Koncistorin e 25 majit 1985, u shtrua më 11 tetor për një infeksion në Spitalin e Ndihmës së Përhershme të Cebu City, ku u shua sot paradite nga septicemia. Papa shprehu ngushëllimet përmes një telegrami drejtuar Kishës filipinase, në shërbim të së cilës ishte Kardinali i ndjerë,

Me vdekjen  e tij, Kolegji kardinalor përbëhet nga 219 kardinaj, nga të cilët, 120 zgjedhës, 99 jo zgjedhës.








All the contents on this site are copyrighted ©.