2017-10-17 12:02:00

Imzot Gjergj Meta: i kuptoj shqiptarët që emigrojnë, por i admiroj ata që mbeten


“Ata zgjodhën mirëkuptimin, jo admirimin tim”: ky është titulli i artikullit të ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, në gazetën Panorama të 12 tetorit. Merr shkas nga dëshira e 50% të shqiptarëve për të emigruar, në kërkim të një jetese më të mirë. Ipeshkvi nuk demonizon ata, që nuk e gjejnë më në Shqipëri çfarë kërkojnë nga jeta, por analizon me gjakftohtësi arsyet, jo vetëm ekonomike, të ikjes. Është mungesa e shpresës, mungesa e mundësive për zhvillimin e një bote të brendshme të kënaqshme e jo thjesht, pasiguria ekonomike, ajo, që i shtyn njerëzit të marrin rrugët e mërgimit. Por, mbetet pyetja bazë, shtruar para gjithë shqiptarëve: kush do ta ndërtojë, kush do ta ndryshojë vendin, nëse mendimi kryesor i secilit është ikja? Prandaj, nënvizon imzot Gjergj Meta në artikull, i kuptoj ata, që ikin, por i admiroj ata, që qëndrojnë. Don David Gjugja i kërkoi pikërisht ipeshkvit të Rrëshenit ta shtjellojë më mirë mendimin e tij, në intervistën që po ju propozojmë…. 








All the contents on this site are copyrighted ©.