2017-10-16 13:01:00

Papa Françesku Fao-s “të dëgjohet britma e të varfërve dhe e të përjashtuarve”. Parashikim, jo korrupsion.


“Të dëgjohet me vëmendje britma e vëllezërve tanë të varfër e të përjashtuar”. Parandalim, jo korrupsion. Kjo, thirrja që i drejtoi Papa Françesku Fao-s,  gjatë fjalimit mbajtur me rastin  e “Ditës botërore të ushqimit”.
Në hartimin e “Pacto mundial para una migración segura, regular y ordenada” (Paktit botëror për një emigrim të sigurt, të rregullt e të disiplinuar) në vijim këtë çast në gjirin e Kombeve të Bashkuara, të dëgjohet me vëmendje britma e vëllezërve tanë të varfër e të përjashtuar: “Kam uri, jam i huaj, i zhveshur, i sëmurë, i mbyllur në një kamp refugjatësh!”. Këtë kërkoi Papa në fund të fjalimit të sotëm drejtuar Fao-s: “Është kërkesë për drejtësi, jo lutje, as thirrje emergjence” - shpjegoi Françesku, sipas të cilit është i nevojshëm dialogu në të gjitha nivelet, që të gjinden rrugëzgjidhjet më të mira e më të matura për  autorët e ndryshëm të skenarit ndërkombëtar, realizuar me përgjegjësi reciproke, solidaritet e bashkim”. “Zgjedha e mjerimit, që lind nga zhvendosjet, shpesh tragjike, të emigrantëve - propozon Papa - mund të lehtësohet përmes parashikimit të realizuar me anën e projekteve të zhvillimit, që krijojnë punë si dhe aftësisë për t’iu përgjigjur krizave klimaterike e ambientale". Parandalimi kushton shumë më pak se pasojat e shkaktuara nga degradimi i terreneve ose nga ndotja e ujërave, pasoja që godasin zonat nevralgjike të planetit, ku varfëria është i vetmi ligj; sëmundjet, gjithnjë në rritje e shpresa për të jetuar, gjithnjë më e zbehtë - vërejti Françesku. - Nismat e shumta, në vijim, nuk mjaftojnë. Është e nevojshme të aktivizohen  përpjekjet dhe programet financiare, për t’i bërë ballë edhe më me sukses  urisë  e mjerimit strukturor. Por nëse objektivi është favorizimi i bujqësisë, që prodhon në funksion të kërkesave reale të një vendi, atëherë nuk është e ligjshme t’i merren tokat e kultivuara popullsisë, duke lejuar që land grabing,  apo pronarët e rinj të tokave blerë nga bujqit vendas, të vijojnë t’i shfrytëzojnë me fitime të ndjeshme, “ndoshta-ndoshta edhe në bashkëpunim me ata, që janë të thirrur të mbrojnë interesat e popullit” - kjo padia e Papës, që kërkoi të shmangen tundimet për të punuar në dobi të grupeve të ngushta të popullsisë, si dhe për të përdorur pa nevojë mallra të ardhura nga jashtë, duke favorizuar korrupsionin, sidomos atje ku mungon ligjshmëria.  








All the contents on this site are copyrighted ©.