2017-10-16 17:46:00

Egjipt: terroristët sulmojnë Kishën dhe bankën në Sinai


Së paku 6 vetë janë vrarë e 17 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist kundër një kishe e një banke në al-Arish, në gadishullin egjiptian të Sinait. Viktimat janë policë dhe civilë.

         Ndeshjet me armë shpërthyen kur banditët sulmuan kishën e Mar Gerges. Pastaj, ata hynë edhe në bankën e afërt, e vetmja, që akoma funksiononte në zonë. Terroristët morën ç’mundën në bankë dhe ikën me një makinë, që i priste jashtë. Telekamerat kanë xhiruar tetë banditë të maskuar me makinë dhe gjashtë terroristë të tjerë me motorr.








All the contents on this site are copyrighted ©.