2017-10-15 15:14:00

Papa: shenjtorët e rinj na mësojmë t’i themi po me jetë dashurisë së Zotit


“Nuk mund të themi: ‘O Zot, o Zot pa jetuar dhe pa zbatuar në jetën e përditshme vullnetin e Hyjit (krh Mt 7,21). Kemi nevojë të vishemi çdo ditë me dashurinë e Zotit, të ripohojmë çdo ditë përcaktimin tonë për Zotin”. Kështu pohoi Papa Françesku gjatë Meshës kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për kanonizimin e 35 shenjtorëve të ri, ndërmjet tyre 30 martirë nga Brazili e tre nga Meksiko dhe dy priftërinj nga Evropa. Këta janë emrat e shenjtorëve të ri: Andrea de Soveral, Ambrogio Francesco Ferro; laiku Mattei Moreira e 27 shokët martirë; Cristoforo, Antonio e Giovanni, adoleshentë martirë; meshtarët Faustino Miguez e Angelo da Acri.

“Shenjtorët e kanonizuar sot, ndër ta shumë Martirë, në një mënyrë krejt të veçantë – nënvizoi Papa Françesku -, na tregojnë këtë udhë dashurie. Ata nuk i kanë thanë po “dashurisë së Zotit vetëm me fjalë dhe vetëm për pak kohë, por me tërë jetën e tyre dhe deri në fund të fundit. Petku i tyre ka qenë dashuria e Jezusit, ajo dashuri e çmendur që na ka dashur deri në fund të fundit, që na ka dhuruar faljen hyjnore dhe petkun e vet atij që e kryqëzonte”.

“Edhe ne, pra – shtoi Papa – kemi marr në Pagëzim petkun e bardhë, kostumin martesor për Zotin. T’ia kërkojmë Atij, përmes ndërmjetësimit të këtyre vëllezërve e motrave tona të shenjtë, hirin për t’u përcaktuar, për të veshur çdo ditë petkun e për ta ruajtur të pastër”. E “si duhet të bëjmë? – përfundoi Papa – Para se gjithash, duke shkuar për të marrë pa frikë faljen e Zotit: është hapi vendimtar për të hyrë në sallën e festës së dasmës e për të kremtuar festën e dashurisë me Të”.








All the contents on this site are copyrighted ©.