2017-10-15 16:49:00

Papa Françesku: Sinod kishtar për krahinën e Amazonës në tetor 2019


Një asamble e veçantë e Sinodit të ipeshkvijve për rajonin Panamazonik, do të mbahet në Romë në muajin tetor të vitit 2019. Papa Françesku e njoftoi këtë ngjarje gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, para Bazilikës së Shën Pjetrit në Sheshin e Vatikanit, në mbarim të kremtimit të ceremonisë së sotme të kanonizimit të 35 shenjtorëve të ri. Duke pranuar “dëshirën” e disa Konferencave episkopale të Amerikës Latine, si dhe “zërat” e barinjve e të besimtarëve të mbarë botës, Papa Bergoglio shpjegoi duke thënë:

“Qëllimi kryesor i kësaj asambleje kishtare është gjetja e udhëve të reja për të ungjillëzuar atë pjesë të Popullit të Zotit, posaçërisht popujt vendas, shpesh të harruar e pa perspektivë për një të ardhme të qetë, si dhe për të gjetur një rrugëdalja nga kriza që ka goditur pyllin e Amazonës, që është një mushkëri me rëndësi themelore për planetin tonë. Shenjtorët e ri ndërmjetësofshin për këtë ngjarje kishtare, që, në respektin e bukurisë së natyrës, të gjithë popujt e tokës ta lëvdojnë Hyjin, Zotin e gjithësisë, e nga Ai të shndritur t’i përshkojnë udhët e drejtësisë e të paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.