2017-10-13 15:04:00

Solidariteti i Papës për viktimat e zjarrit në Kaliforni


Papa Françesku siguron “solidaritetin dhe lutjet e tij” për të gjithë ata njerëz, që janë goditur nga “fatkeqësia” e zjarrit që shpërtheu në Kaliforni. Në një mesazh nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar kryeipeshkvit të Los Anxheles imzot José Angeles Horacio Gomez dhe kryeipeshkvit të San Francìsko imzot Salvatore Joseph Cordileone, Ati i Shenjtë Bergoglio siguron lutjet e tij, duke kujtuar në mënyrë të veçantë ata persona që kanë humbur të dashurit e tyre a që druajnë për jetën e atyre që akoma nuk janë gjetur. Këndej inkurajon autoritetet civile e personat që ofrojnë ndihmën për t’i asistuar viktimat e kësaj tragjedie dhe të gjithëve u jep bekimin e vet apostolik.

Zjarret që kanë goditur Kaliforninë nga e diela e kaluar deri më tani kanë shkaktuar  31 të vdekur. Por ka me qindra njerëz që janë të humbur. Mijëra njerëz janë evakuuar prej shtëpive, 76.000 hektar vegjetacioni janë humbur: gjatë përpjekjes për t’i fikur zjarret janë të impenjuar 8.000 persona, por kushtet meteorologjike nuk përmirësohen, ka era të fuqishme e thatësira që përcaktojnë mundësinë e ndezjes së zjarreve të reja.








All the contents on this site are copyrighted ©.