2017-10-12 17:29:00

Papa Françesku: Zoja e Aparecida-s i bekoftë ata që kërkojnë punë


Me rastin e 300 vjetorit të gjetjes së fugures së Virgjërës Mari, Nënë e Aparecida-a në një lum të Brazilit, Papa Françesku botoi sot këtë tweet në faqen e internetit @Pontifex në nëntë gjuhë: “Zoja e Aparacida-s është gjetur nga punëtorët e varfër: sot i bekoj të gjithë, posaçërisht ata që kërkojnë punë”.

Kujtojmë se Ati i Shenjtë Françesku, në korrikun e vitit 2013, me rastin e udhëtimit të tij të parë ndërkombëtar, duke takuar Episkopatin brazilian, iu referua historisë së Aparecida-s si një çelës për të vështruar e lexuar misionin e Kishës. Në Aparecida – pat thënë Papa – Zoti na dha “një mësim mbi Vetveten, lidhur me mënyrën e tij të të qenurit dhe të veprimit. Një mësim mbi përvujtërinë si tiparin themelor që e dallon Zotin, sepse përvujtëria a përunjësia është në DNA e Zotit. Gjithmonë ka diçka që mund të mësojmë mbi Zotin e mbi Kishën në Aparecida”.

Në zanafillën e kësaj historie –kujtoi në fjalimin e tij Papa Françesku – janë tre peshkatarë të varfër. Ujërat janë ato të lumit Paraiba do Sul. E jemi në vitin 1717: “Ka kaq shumë uri e pak burime (...) Kanë një barkë të brishtë, të papërshtatshme; kanë rrjetat e vjetruara e jo të mira, ndoshta edhe të dëmtuara, të pamjaftueshme. Në rend të parë është mundimi tyre, ndoshta edhe lodhje, për peshkim, e megjithatë përpjekjen rezultati është i dobët, i pamjaftueshëm: një dështim, i pasuksesshëm. E më gjitha orvatjet, rrjetat janë të zbrazëta. Pastaj, kur Zoti do, Ai vetë ndërhyn në Misterin e tij. Ujërat janë të thellë e fshehin gjithmonë mundësinë e ndërhyrjes së Zotit; e Ai arriti papritmas, kushedi bash kur nuk pritej më ndërhyrja e Tij. Durimi i atyre që e prisnin është vënë gjithmonë në provë. E Zoti mbërrini në një mënyrë të re, të papritur, sepse Zoti është surprizë: nga lumi doli një imazh a figure e thjeshtë prej argjile, e mbuluar nga ujërat e lumit, dhe e vjetruar nga koha. Zoti hyn gjithmonë në petkat a gjërat e pakta, të pamjaftueshme”.

Peshkatarët gjeten imazhin e Zojës së Bekuar të Papërlyer: “Së pari korpin, pastaj kokën, pastaj akoma bashkimin e korpit me kokën”. Nuk e përbuznin misterin që takuan në lum, e gjithsesi është një mister i përsosur: “Nuk i flakën copat e misterit. Prisnin plotësinë. E kjo nuk u vonua dhe mbërrini (...) Ne nxitojmë për të parë sa më shpejt gjithçka e Zoti përkundrazi bëhet i dukshëm dalëngadalë . Edhe Kisha, pra, duhet të mësojë këtë pritje.

Pastaj, peshkatarët e çojnë në shtëpi misterin: “Njerëzit e thjeshtë kanë gjithmonë hapësirë për të pranuar (streguar) misterin. Ndoshta e kemi reduktuar të folurit tonë për misterin e kemi një shpjegim racional; tek njerëzit, përkundrazi, misteri kalon përmes zemrës. E në shtëpinë e të varfërve Zoti gjen gjithmonë vend”.

Pra, kemi shumë çka të mësojmë nga sjellja e peshkatarëve, pohoi Papa: “Një Kishë që i krijon hapësirë misterit të Zotit; një Kishë që strehon brenda vetes një mister të tillë, në mënyrë që ai të mund t’i mahnitë njerëzit, t’i tërheq. Vetëm bukuria e Zotit mund të tërheq (..). Po flasim për misionin, për Kishën misionare. Mendoj në peshkatarët që i thërrasin fqinjët e tyre për të pa misterin e Virgjërës. Pa thjeshtësinë e sjelljes së tyre, misioni ynë është i destinuar të dështojë”.

Kisha – tha Papa Françesku – “ka gjithmonë nevojë urgjente për të mësuar nga leksioni i Aparecida-s, nuk mund ta harrojë. Rrjetat e Kishës janë të brishta, ndoshta të janë qepura; barka e Kishës nuk ka fuqinë e anijeve të mëdha transatlantike që kalojnë oqeanet. E megjithatë Zoti dëshiron të dëftohet pikërisht përmes mjeteve tona, mjeteve të varfra, sepse është gjithmonë Ai që vepron(...). Rezultati i punës baritore nuk mbështetët mbi pasurinë e burimeve, por mbi krijimtarinë e dashurisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.